Buxheti për arsimin, Xhemollari: Pagat e pedagogëve nuk janë rritur për 8 vite

Shqipëria

Buxheti për arsimin, Xhemollari: Pagat e pedagogëve nuk janë rritur për 8 vite

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Rigels Xhemollari

I ftuar në RTV Ora, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare u shpreh se pagat e pedagogëve nuk janë rritur thuajse fare.

Sipas Xhemollarit, premtimi për rritjen e pagave të pedagogëve me 40% nuk është mbajtur, si dhe shton që Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon.

Xhemollari: Përsa i përket pagave të pedagogëve nuk është se ka pasur ndonjë rritje, të paktën këto 8 vitet e fundit. Pagat e pedagogëve nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh. Ndërsa pagat e mësuesve kanë pasur një rritje të luhatshme, premtimi ka qenë 40% por nuk është rritur. Në 2017 Rama premtoi se do të rritet me 40%, por ka pasur rritje të luhatshme. Sindikata e Mësuesve reagoi pas rritjes që u pretendua se u bë kohët e fundit me 15%. Por pagat e mësuesve dhe pedagogëve duhet të rriten së bashku me buxhetin total për arsimin.

Kur është premtuar  në 2013 me rritje 5% të GDP-së për arsimin,do të thotë që këtu përfshihen edhe pagat e mësuesve dhe pedagogëve, por edhe investimet për arsimim, për kërkime shkencore, për laboratorë. Rritja është e dyanshme, pasi një nga format për të luftuar korrupsionin në universitete është rritja e pagës së pedagogëve, që të kenë një pagë dinjitoze, që të kenë një pagë që të përmbushë nevojat e tyre dhe nëse e krahasojmë me rajonin, ne kemi pagat më të ulëta të pedagogëve.  Por përpara se të rrisim pagat, duhet të pastrojmë sistemin nga e keqja që është ndërtuar prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat