Rama u përgjigjet kritikëve të shëtitoreve: Projektet e rilindjes urbane sjellin më shumë bukë

Shqipëria

Rama u përgjigjet kritikëve të shëtitoreve: Projektet e rilindjes urbane sjellin më shumë bukë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer edhe njëherë përgjigje kritikë të projektit të Rilindjes urbane.

Duke folur nga Saranda, ku po ndërtohet shëtitorja dhe do të jetë gati për sezonin  turistik, Rama tha se Rilindja urbane nuk është vetëm një projekt estetik por një projekt që rrit ekonomitë lokale.

Rama: Pse gabojnë ata që thonë se nuk na duhen ne shëtitoret se nuk do të hamë ne shëtitoret, ne duam bukë. Në fakt shëtitoret, të gjitha projektet e rilindjes urbane sjellin më shumë bukë. Rilindja urbane nuk është një projekt estetik, shëtitorja që do të jetë gati për sëzonin e ri në Sarandë nuk është thjesht transfomim estetik i gjithë vijës bredgdetare të qytetit, është një instrument i rritjes ekonomike. Po të shohim shifrat e ekonomisë lokale në gjithë territoret ku kemi ndërhyrë flasin vetë.

Po të shikosh çmimin e apartamenteve në gjithë këto territore të transformuar, çmimin e qirave, nuk ka krahasim. Këto ndërhyrje kanë rritur vlerën e pasurisë. Edhe kjo në Sarandë do të rrisë vlerën e pasurive. Njerëzit nuk blejnë vetëm kubaturën e një apartamenti, blejnë pozicionin dhe cilësinë e mjedisit rreth e rrotull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat