Muzikë të lartë dhe shkelje të masave anti-covid, policia penalizon dy administratorët e lokaleve

Shqipëria

Muzikë të lartë dhe shkelje të masave anti-covid, policia penalizon dy administratorët e lokaleve

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar dy administratorë lokalesh për shkelje të masave anticovid.

Sipas njoftimit, dy administratorët janë gjobitur me masë administrative 1 milionë lekë secili pasi u konstatua grumbullim i madh personazhe dhe ushtrim i aktivitetit në kundërshtim me masat anticovid.

“Shtetasin D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, shërbimet e Policisë kanë konstatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.

Shtetasin M. K., pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat