Skandali “Tirja”/ Policia zbarkon te “Shefqet Ndroqi”, arrestohen 4 infermiere

Shqipëria

Skandali “Tirja”/ Policia zbarkon te “Shefqet Ndroqi”, arrestohen 4 infermiere

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Tire Alldervishi

Ditën e sotme janë kryer të tjera arrestime në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

Raportohet se janë arrestuar katër infermiere të spitalit.

Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, e cila ishte shtruar në spitalin 'Shefqet Ndroqi'.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi rastin. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen.

E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat