Paralajmërimi për masa të reja kufizuese/ Vasili: Një mundësi që pandemia të përparojë në shifra të frikshme

Shqipëria

Paralajmërimi për masa të reja kufizuese/ Vasili: Një mundësi që pandemia të përparojë në shifra të frikshme

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:02
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për masa të reja kufizuese dhe rritjen e gjobave për bizneset që shkelin rregullat an ti-Cov id, “janë një turp më shumë, janë një fatkeqësi më shumë, e janë një mundësi negative, që pandemia të përparojë pa u ndaluar sikurse ka përparuar deri tani duke arritur në shifra të frikshme”.

Në një deklaratë për mediat, Vasili thotë se Shqipëria ndodhet në këtë situatë “kritike sepse qeveria fshehu të vërtetën dhe i mohoi mijëra qytetarëve ndihmën mjekësore në banesë”

“Shqipëria sot po paguan fshehjen e së vërtetës nga Edi Rama që në fillimet e pandemisë. Dhe fshehu të vërtetën, e mbajti Shqipërinë gjoja me vetëm 28 raste maksimumi në ditë infektimesh dhe e solli situatën tani kur kemi 50 herë më shumë.

Edi Rama ka kryer faje shumë të rënda, penale në menaxhimin e kësaj pandemie.

Kryeministra të tjerë nëpër Europë janë nën hetim, nën kushtet e një menaxhimi që është lule në krahasim me këtë që bën Edi Rama. Edi Rama është përgjegjës për komunikime dhe deklarime të drejtpërdrejta në dëm të shëndetit dhe jetës së njerëzve. Dhe këto deklarime kanë sjellë këtë situatë pandemie ku qartazi situata është tërësisht jashtë kontrollit, ka zero strategji. Ka zero impenjim shtetëror. Ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë. Ka zero seriozitet, ka zero impenjim shtetëror, ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë, ka zero seriozitet, ka vetëm një strategji. Të dënojnë pafundësisht me gjoba e me masa kufizuese ndërkohë që këto masa e gjoba kanë dhënë një rezultat zero. Pa testim, gjurmim, trajtim ashtu siç duhet mjekësor me tërë parametrat e vetë.
Pa dezinfektime të gjëra, pa realizimit real të kufizimit të kontaktit.

Dhe pa kombinuar të gjitha këto elemente ku mbështetja financiare dhe shërbimi në banesë do ishin kryesorja, kufizimet dhe gjobat e policisë janë një turp më shumë, janë një fatkeqësi më shumë, e janë një mundësi negative, që pandemia të përparojë pa u ndaluar sikurse ka përparuar deri tani duke arritur në shifra të frikshme”, tha Vasili.

Ndërsa i bëri edhe një herë thirrje SPAK të hetojë, Vasili thekson se “dëmi po vazhdon të përshkallëzohet”.

“Ndërkohë që ka vetëm një përgjegjës, ka vetëm një fajtor dhe ky është kryeministri i vendit. I kam bërë thirrje nga kjo foltore, SPAK-ut shumë herë. Dhe këto deklarime i ripërsërita sot sërish. Që të fillojë urgjentisht hetimin sepse ky hetim, se paku do kufizonte dëmin. Sepse ky dëm po vazhdon të përshkallëzohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat