Covid-19 mund të shoqërohet me kriza epilepsie

Shqipëria

Covid-19 mund të shoqërohet me kriza epilepsie

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustruese

10% e të rriturve një herë në jetë mund të përjetojnë kriza epileptike apo  shkarkime elektrike të neuroneve në tru që manifestohen me sjellje të pavetëdijshme. Mjeku neurolog në Spitalin Hygeia në Tiranë Erion Dushi tregon se si manifestohet sëmundja dhe thotë se dhe  Covid 19 mund të shoqërohet me kriza epileptike.

“Në varësi të zonës ku zhvillohen mund të shfaqen me çrregullim të të folurit, me lëvizje të papritura të dorës dhe të këmbës, mund të shfaqen me çrregullim të ndjeshmërisë në formën e mizerimeve që mund të përhapen në trup, por edhe me një turbullim të pamjes.

Në disa raste krizat mund të jetë më të ndërlikuara, mund të shoqërohen me prekje të vetëdijes, duke e bërë njeriun të paaftë që për një kohë të shkurtër të ndërveprojë me ambientin. Disa kriza mund të jetë mjaft të rrezikshme dhe të rënda. Infeksioni COVID, mund të manifestohen disa raste, apo të shoqërohet me humbje ndjenjash. Në raste të rralla bëhet fjalë për kriza epileptike të provokuara në terren të infeksionit covid” tha ai.

Më të rrezikuar për tu prekura nga epilepisa janë personat me probleme të lindura të trurit, histori familjare, dëmtime të kokës apo ata që kanë pësuar ishemi apo sëmundje  malinje. Në ditën botërore të epilepsisë neurologu Erion Dushi nga Spitali Hygeia në Tiranë rekomandon konsultën me specialistin.

“Kriza epileptike kërkon një vlerësim të imtësishëm duke filluar nga probleme të përgjithshme të metabolizmit. Pasi është parë shpesh herë që pacientë që kanë përdorur alkool apo që vuajnë nga diabeti mund të kenë kriza epileptike. Por duhen parë edhe faktorë që lidhen  me trurin drejtpërdrejt, pasi krizat epileptike shpesh herë lirë të paktën në 1/3 e rasteve të një problem të vetë trurit” tha ai.

Rreth 65 milion njerëz në botë vuajnë nga epilepsia. 1/3 e tyre përjetojnë kriza të pakontrolluara të cilat mjekohen me vështirësi. Ndërkohë që 6 në 10 raste nuk iu dihen shkaqet e shfaqjes së sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat