Ministria e Arsimit publikon datat kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore

Shqipëria

Ministria e Arsimit publikon datat kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustruese

Ministria e Arsimit ka publikuar sot njoftimin me datat e provimeve të Maturës Shtetërore.

Ndonëse që prej marsit të vitit të kaluar vendi ynë po përballet me pandeminë e koronavirusit, ku është dashur që mësimi të zhvillohet edhe në distancë në disa momente, tashmë procesi mësimor po mbahet nëpër shkolla (përveç universiteteve).

Në vendimin e publikuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se provimi i parë, Gjuha e huaj, do të zhvillohet më 3 qershor, ndërsa ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor.

Ndërkohë, Matematika në 11 qershor dhe provimet me zgjedhje më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat