Kryemadhi mbledh kandidatët për deputetë në Tiranë, zbardhen porositë

Shqipëria

Kryemadhi mbledh kandidatët për deputetë në Tiranë, zbardhen porositë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot kandidatët për deputetë në Tiranë, për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për “Panorama”, nga mbledhja, bënë me dije se Kryemadhi kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë, duke pretenduar plot 11 mandate në këtë qark.

“LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit”, tha Kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin, të intensifikohet kontakti me biznesin, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.

Po ashtu ajo ka kërkuar që në vëmendje të tyre të  jenë edhe mjetet identifikuese të qytetarëve, duke i nxitur ata për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat