Arbana aplikon “demokracinë e drejtpërdrejtë” në bashkinë e Shijakut

Shqipëria

Arbana aplikon “demokracinë e drejtpërdrejtë” në bashkinë e Shijakut

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:11
Elton Arbana

Në vendimmarrjet për hapësirat e përbashkëta publike Bashkia e Shijakut kërkon mendimin e qytetarëve përmes një konsultimi publik.

Nisur nga dëshira e qytetarëve, njofton Bashkia e Shijakut, kryetari Elton Arbana kërkon mendimin e tyre se çfarë dëshirojnë të ndryshojnë në rehabilitimin e sheshit qendror.

Kjo është një mendësi e re, një implementim i demokracisë së drejtpërdrejtë, thuhet në njoftim.

Pyetësori që ka publikuar kryetari në rrjetet sociale mund të plotësohet nga çdo qytetar për të shprehur mendimin se si dëshirojnë të jetë sheshi qendror.

“Kjo është një iniciativë e rradhës e kryebashkiakut Arbana që i jep rëndësi zërit të qytetarëve për të qenë dhe ata pjesë e ndryshimeve të qytetit” – thotë bashkia.

Kujtojmë se Shijaku është në rindërtim dhe po vazhdon puna intensive për transformimin e tij pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat