Rama ka një thirrje për qytetarët: Mos dyndni veten dhe të afërmit me ilaçe!

Shqipëria

Rama ka një thirrje për qytetarët: Mos dyndni veten dhe të afërmit me ilaçe!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:07
Edi Rama

Në daljen e sotme për mediat në krah të ministres Manastriliu, kryeministri Edi Rama u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve të mos e dyndin veten me ilaçe anti-Covid, por t’u referohen vetëm dy skemave bazë të mjekimit.

Duke iu referuar luftës me koronavirusin, kreu i qeverisë theksoi se: “Ky është një proces i vështirë, sfidues, ku o jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe ia dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit”.

“Përfitoj të bëj një thirrje në emër te ekspertëve, mos dyndni veten dhe të afërmit tuaj me ilaçe. Mos bini pre e 20 mijë mënyrave dhe sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime. Por referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit, sepse po të ishte gjetur kura për ta vrarë Covid-in do të ishte e njohur botërisht. Janë të vetmet skema që nuk bëjnë dëme. Dyndja me ilaçe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme pastaj. Kur është vonë për të shkuar të dera e spitalit”, tha Rama.

“Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor, kanë hyrë në përdorim testet e shpejta. Numri i epidemiologëve është rritur me 30 për qind. Ky është një proces i vështirë, sfidues, ku o jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe ia dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat