“Do ketë shtrëngim të masave patjetër”, Rama: Nesër mblidhet komiteti

Shqipëria

“Do ketë shtrëngim të masave patjetër”, Rama: Nesër mblidhet komiteti

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ditën e nesërme, të mërkurëm, 10 shkurt, komiteti teknik i ekspertëve do të mblidhet për të deklaruar masat e reja shtrënguese që do të hyjnë në fuqi në vend, për shkak të shifrave të rritura të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid.

“Komiteti do mblidhet nesër, kemi diskutuar do ketë shtrëngim të masave patjetër, por këtu thelbi është se ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë”.

Kryeministri theksoi se vetëm kur të mbarojë vaksinimi do mbarojë edhe infektimi dhe se masat janë vetëm për të ulur ritmin e përhapjes së virusit.

“Pse u mbyllëm atëherë dhe pse nuk mbyllemi sot apo se ka zgjedhje. Është thënë nga e gjithë bota, masat nuk do ta shmangin dot infektimin, masat shërbejnë vetëm për një gjë, për të ulur ritmin e infektimit dhe për të garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbim.

Infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi, kaq e thjeshtë, të gjitha të tjerat janë dinamika mbi bazën e të cilat shtet ndërmarrin hapat e tyre. Se u mbyll Gjermania fundvitin e kaluar e pati një rritje të madhe të infektimeve, që u bë objekt i një diskutimi shumë të madh, kështu që këto janë masa që vlerësohen në dinamike, që i sugjerojnë jo gazetarët e analistët e politikanët, por ekspertët e ne veprojmë mbasi kemi dëgjuar me shumë vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat