Tom Doshi në listën e zezë të DASH/ Rama flet pas mesazhit të Yuri Kim

Shqipëria

Tom Doshi në listën e zezë të DASH/ Rama flet pas mesazhit të Yuri Kim

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:12
Yuri Kim

Një ditë pas postimit në Twitter të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila risolli në kujtesë vendimin e DASH, që futi në listën e zezë deputetin Tom Doshi, kryeministri Edi Rama, kur iu kërkua një koment lidhur me këtë deklaratë, e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se “unë e di vetë detyrimin që kam para ligjit dhe para njerëzve”.

Në konferencën me mediat këtë të martë, kryeministri Rama tha se nuk do donte të jepte asnjë koment më për deklaratat e ambasadores amerikane, duke akuzuar mediat se “kanë spekuluar” dhe “bëni telenovela”.

“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do jap asnjë përgjigje se keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston.

Faktikisht përgjigjia ime lidhur me pyetjen që mu bë ishte e thjeshtë e qartë: s’ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam para ligjit e njerëzve se këtë e di vet e nuk ka nevojë të ma përdorni ambasdoren si karrem për të bërë ju telenovela. Kështu që, Cshtë e pakutimtë qe krijoni telenovela të kota në publik”, tha Rama.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruante postimi i ambasadores Kim dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat