Duma: Mësueset dërgohen me dhunë në takimet e Erion Veliajt

Shqipëria

Duma: Mësueset dërgohen me dhunë në takimet e Erion Veliajt

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Grida Duma

Nga Grida Duma

Mësuese, gra e nëna, nën presion nga Erion Veliaj!

Në foto mësuese që i mbledhin për fushata në zyrat elektorale të PS, sepse kështu ka urdhëruar, në kundërshtim të çdo ligji, drejtuesi i fushatës të PS, Erion Veliaj!

KQZ duhet ta shohë me prioritet këtë rast. Gjobitja më aq para sa i bën një pulovër Erion Veliajt, nuk është një zgjidhje reale për dinjitetin e marrë zvarrë të mësuesve në zonën e Kavajës.

Mësuesit, që duhet të jenë frymëzimi i dijes dhe lirisë njerëzore, janë vetë të dhunuar nga kërcënimi i rishfaqjes së demonëve të së keqes. Ja kështu përcillet e keqja! Si mund të edukosh, kur vetë dhunohesh e keqpërdoresh?!

Në Synej, në zyrat e Partisë Socialiste, drejtoresha e zyrës arsimore, drejtoresha e shkollës, kanë sjellë mësueset me siguri me detyrim, dhe zhvillojnë mbledhje partie. Portretet e mësueseve të ngjallin keqardhje, një “qeshje” e ngrirë  prej zori që jep shfaqjen e detyrimit me të cilin i kanë sjellë.

Kjo mbledhje celulë e fshehtë, është prova e fushatës së pushtetit të ikur.

Keqardhje për mësueset, që në fakt duhet të bëjmë gjithçka t’i nderojmë dhe jo keqpërdorim.

Keqardhje e madhe që pamjen e nënës dhe edukueses shoh në këto foto sikletin dhe ngërçin..

Por, përpos keqardhjes, duhet të jetë e qartë që kushdo, nga drejtuesit, qofshin të vegjël a të mëdhenj, që i detyrojnë dhe i keqpërdorin vartësit, në cilëndo shkallë të hierarkisë, do të mbajë përgjegjësi të plotë deri në fund.

Në foto shihni Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kavajë - Xhuliana Beu, Drejtoresha e shkollës në Synej Lirie Çaça.

Mësueset në vijim, për vërtetësi fakti i shënojmë vetëm inicialet sepse nuk meritojnë të përmenden ndërsa  janë nën darën e dhunës; (M.M, D.V, I.C, E.M, L.L, I.Xh.)

Në 25 Prill Shqipëria Fiton!

Fiton e njerëzishmja, mësuesi jo vetëm do të paguhet më tepër, por do të jetë edukues i njeriut të lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat