U shkarkua pasi nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA merr vendimin për ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda

Shqipëria

U shkarkua pasi nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA merr vendimin për ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Eugen Beçi

Komisoni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi.

Kujtojmë se ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 qershor të vitit 2019 sepse nuk deklaroi refuzimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Beçi rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar thotë se prokurori i Krimeve të Rënda ka bërë deklarim të pasaktë në plotësimin e deklaratës për kontrollin e figurës, pasi nuk ka deklaruar revokimin e vizës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat