“Brenda 10 vitesh Tirana e Durrësi bëhen një”, Rama ironi me PD: Është si të kesh tre zemra në trup dhe…

Shqipëria

“Brenda 10 vitesh Tirana e Durrësi bëhen një”, Rama ironi me PD: Është si të kesh tre zemra në trup dhe…

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Edi Rama

Sipas kryeministrit Edi Rama, Tirana dhe Durrësi brenda 10 vitesh do të jenë 1. Ai u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Durrësit se perspektiva e qytetit bregdetar është fantastike dhe është në rrugën e duhur.

Kryeministri deklaroi se këto dy qytete po shkojnë drejt metropolit dhe si të tillë, të dy sëbashku do të jenë kryeqyteti i Shqipërisë.

“Tirana dhe Durrësi sot nuk janë ata që ishin. Tirana dhe Durrësi janë dy zonat që janë rritur në popullsi dhe që janë rritur në ndërtime dhe që kanë futur tubat në të gjitha ato instalimet dhe marrin e thithin, është njësoj si ti vesh një trupi tre zemra e katër zemra dhe t’i thuash funksiono tani me gjakun që ke. Si do funksionojë? Vetëm me një mënyrë funksion me programin e PD-së. Që të ketë më shumë zemra dhe me të njëjtën sasi gjaku të pompojë njësoj. Kështu që për Durrësin unë shoh një perspektivë shumë të rëndësishme sepse duam s’duam ne, gjëja po vjen vetvetiu drejt metropolit.

Tirana dhe Durrësi mund të jenë dy bashki gjithmonë, por Tirana dhe Durrësi shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, brenda një dekade do të jenë një. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka asnjë mënyrë. Ky është destinacioni dhe ne duhet të punojmë me këtë destinacion që ta shohim të lidhur në një zonë. Ky do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë-Durrës. Pastaj quhen qytet të ndryshme, por absolutisht do të jetë një në 10 vjet. Nuk ka ku shkon. Perspektiva e Durrësit është fantastike. Ne jemi në rrugën e duhur për këtë. Besoj që do bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat