Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtar/ Ja cilët janë ‘Luanët e Ballkanit’, grupi terrorist i ISIS që i bashkon terrori mbi Europë

Shqipëria

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtar/ Ja cilët janë ‘Luanët e Ballkanit’, grupi terrorist i ISIS që i bashkon terrori mbi Europë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:04
Ardian Shtuni

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ardian Shtuni, përmes një lidhje skype për emisionin “Real Story” në ‘News24’ ka folur për grupin e strukturuar kriminal të emërtuar si ‘Luanët e Ballkanit’, përgjegjës për disa akte terroriste në disa vende të Europës.

Rasti më i fundit ishte ai i Vjenës.

Shtuni tha se në sajë të një raporti të OKB-së, thuhet se mekanizmi që përdorin personazhe që janë përkrahës të ISIS, është i njëjtë, siç është dhe përdorimi i një arme automatike siç është ‘Zastava’.

“Ky është një raport që është përgatitu nga një epik i OKB, që kryen monitorimin e sanksioneve, dhe kërcënimeve për shtetin islamik apo Al Qaeda. Emri ‘Luanët e Ballkanit’ quhet nga vetë anëtarët e grupit. Raporti i përgatitur nga OKB nuk i merr informacionet nga mediat, por nga burimet e sigurisë dhe ata e përmendim me këtë emërtim. Ata japin specifike të ndërlidhjes së këtyre pjesëtareve me vende të ndryshme në Europë dhe Ballkan. Në Austri, Zvicër, dhe vendet e Ballkanit. Anëtar i këtij grupi ka qenë Kujtim Fejzullai, që kreu aktin terrorist në Vjenë që ishte dënuar me 22 muaj burg. Ai është arrestuar në Turqi. U ekstradua nga Turqia dhe u dënua me 22 muaj burg në Vjenë por u lirua para se ta mbaronte dënimin. Iu dha ndihmesë financiare nga Austria, një apartament, iu nënshtrua një programi deridikalizimi dhe pas një viti kreu atë që kreu. Ka pasur sinjalizime se ai po tentonte që të blinte fishekë në Bratislavë, dhe fliste me grupe. Këto tregojnë se ky grup është i monitoruar për një kohë të gjatë. Arrestimet kanë ndodhur menjëherë pas aktit terrorist në Vjenë. Po ashtu ka pasur dhe arrestime në Maqedoni. Një pjesë e këtij grupi kanë tentuar që të shkojnë në Siri, por janë arrestuar. Ata janë liruar me kusht dhe në Maqedoninë e Veriut kanë pasur akses në këto programe deredikalizimi por kanë vazhduar që të komplotojnë me individë të tjerë. Akti në Vjenë u krye me armë të ngjashme që u përdorën dhe në aktin terrorist në Francë, në teatrin e Bataclanit apo dhe në revistën satirike. Janë automatik ‘Zastava’. Ata i kishin shitur armën personit që kreu veprën terroriste në Nisë. Aktet e tjera terroriste që kanë ndodhur në Europë janë kryer kryesisht me thika, ose automjete, duke shtypur kalimtarët. Kurse akti i Vjenës ishte më i sofistikuar. Ato armë janë ilegale në BE. Armët kanë hyrë përmes rrjeteve të krimit të organizuar. Ndaj duhet nënvizuar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Maqedoni. Gjatë bastisjeve që u bënë, u kapë një numër i madh i armëve automatike dhe lëndëve eksplozive dhe dukej se plani ishte drejt fazave përfundimtare. Këtu kemi të bëjmë me grupe të strukturuara, që koordinojnë veprimet e tyre, dhe bashkëpunojnë me elementë të tjerë në vende të ndryshme. Janë grupe të strukturuara, që si ngjajnë elementeve të tjera të ngjarjeve të ndodhura në vende të ndryshme. këta persona përmendet se kanë lidhje. U bë një arrestim dhe në Itali, me një falsifikator. Këto janë martesa që i bëjnë jo për arsye jo ideologjike. Ky person që u arrestua në Shqipëri, thuhet se ishte ndërlidhur me grupin. Fakti që u arrestua në Tiranë dhe më pas u ekstradua, ishte pjesë të atij grupi që mendohet se do të sulmonte NATO-n në Gjermani.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat