Zgjedhjet, 130 milionë lekë për partitë/ Sherr tek 'Ligjet', deputeti: Asnjë qindarkë, të shkojnë për investime të tjera

Shqipëria

Zgjedhjet, 130 milionë lekë për partitë/ Sherr tek 'Ligjet', deputeti: Asnjë qindarkë, të shkojnë për investime të tjera

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Komisioni i Ligjeve

Plot 130 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve do të shkojnë për financimin e partive politike për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar fondin prej 130 milionë lekësh, ndërsa ka votuar kundër vetëm deputeti opozitar, Adriatik Alimadhi, i cili është edhe drejtues injë partie të vogël, që nuk përfiton nga këto fonde

 “Unë kam votuar kundër sepse kam kërkuar që të mos financohen partitë politike nga taksat, këto 130 milionë lekë të shkojnë në një investim tjetër. Të gjitha partitë politike në Shqipëri ta bëjnë fushatën me kontributin e anëtarëve të tyre.”, tha Alimadhi.

Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të Bashkim Finos, të cilit nuk i pëlqeu propozimi.

“Nuk ka faj kodi që je parti e vogël dhe nuk merr dot para nga buxheti”, tha Fino.

Alimadhi kërkoi që partitë të mos ndahen në të vogla dhe të mëdha.

“Buxheti është i përbashkët, nuk është i disave, mos i ndani në i vogël dhe i madh”, tha Alimadhi.

Po sa përfitojnë partitë?

Përkatësisht:

Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë,

Partia Demokratike 38 911 877 lekë,

Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë,

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë,

Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat