Basha nis negociatat, Idrizi i shkon në zyrë dhe shpall zonën ku do të kandidojë

Shqipëria

Basha nis negociatat, Idrizi i shkon në zyrë dhe shpall zonën ku do të kandidojë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:05
Lulzim Basha dhe Shpëtim Idrizi

Kur duhen edhe 14 ditë për të konkretizuar koalicionet dhe për t'i paraqitur zyrtarisht në KQZ, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur kontaktet për mbylljen e atyre marrëveshjeve që janë pezull me dy aleatët me peshë elektorale brenda së djathtës si PDIU dhe PR.

Sot në selinë e PD-së ka qenë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi që ka zhvilluar një takim një orësh me kryedemokratin Basha në zyrën e tij.

Negociatat mes Bashës dhe Idrizit kanë zgjatur për një orë dhe se në dalje kreu i PDIU-së ka dalë disi i lehtësuar dhe në pamje i kënaqur duke nënkuptuar se janë drejt finalizimit të një marrëveshjeve politike.

Idrizi pas takimit u shpreh se po bëhet një diskutim i gjerë mes PD dhe partive aleate për të përcaktuar valencat. “Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një dyshim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar. Ne po vendosim piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU, edhe për partitë e tjera, është dizenjuar një marrëveshje, do të ketë një moment të nënshkrimit të saj. Ndaj dhe them që nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicione, ku valenca e PDIU është e qartë dhe ndihmon për mandate”, tha Idrizi për Neës 24.

Ndërsa ka bërë ditur dhe qarkun se ku do të kandidojë për këto zgjedhje të 25 prillit.

“Unë padyshim, për shumë arsye, preferoj të jem në Tiranë, pasi këtu e kam zhvilluar gjithë aktivitetin tim. Besoj se do të jem në Tiranë”, u shpreh ai.

Pas këtij takimi mësohet se Basha do të ketë një konsultë dhe me kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili ka shprehur preferenca dhe ambiente të forta për pasur 36 kandidatë për deputetë në listat e përbashkëta me PD-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat