Provimet në universitete, 5 propozimet e Kushit: Sezoni të zgjatet në 45 ditë, mungesat të mos merren parashysh

Shqipëria

Provimet në universitete, 5 propozimet e Kushit: Sezoni të zgjatet në 45 ditë, mungesat të mos merren parashysh

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka kontaktuar me komunitetin Teknik të ekspertëve në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.

Kushi thekson se beson fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Ndër të tjera ministrja ka deklaruar se sezoni i provimeve të jetë për një afat 45 ditësh, së katërti mungesat të mos u penalizojnë studentët për të hyrë në provime, duke marrë parasysh vështirësitë që ka pasur.

Mesazhi i ministres Kushi dhe pesë propozimet:

Më kanë ardhur qindra mesazhe për hapjen e auditorëve. Jo vetëm si ministre, por edhe si çdo prind e qytetar, i vlerësoj dhe mirëkuptoj të gjitha mesazheve. Pas një takimi të gjatë me rektorët, i kam drëjtuar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të vlerësuar propozimet e tyre mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve të sezonit të dimrit.

Që nga ky moment, duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë, ku prioritet është jeta e gjithësecilit, do të kërkoja nga të gjitha universitetet.

Së pari: Në ato raste ku provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet online, për arsye të specifikave të lëndës, provimi mund të zhvillohet në auditore, duke zbatuar masat anti-Covid.

Së dyti: Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve për të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në këtë sezon. Në varësi të mundësisë apo pamundësisë nga pandemia. Të gjithë studentëve që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, t’u jepet mundësia e një sezoni shtesë të ndërmjetëm, në varësi të situatës së pandemisë.

Së treti: Kohëzgjatja e sezonit të jetë mbi 45 ditë, për të shmangur mbipopullimin. Kjo do të ndihmojë edhe studentët të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur.

Së katërti: Sugjerojmë që mungesat e studentëve, në seminarë online apo aleksione, të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë që ata mund të kenë patur.

Së pesti: Garantimi i kushteve për të minimizuar rriskun e infektimit për të gjithë studentët e pedagogët, kjo nënkupton që ndarja të bëhet në grupe jo më shumë se 15 veta, kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se një orë, mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat