Basha: Me Ramën jemi në vendnumëro, ne kemi një plan për një të ardhme më të mirë

Shqipëria

Basha: Me Ramën jemi në vendnumëro, ne kemi një plan për një të ardhme më të mirë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:25
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se me planin e tij Shqipëria do të dalë e fituar dhe se e ardhmja e qytetarëve do të jetë më e mirë pas 25 prillit. Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se me të Shqipëria ka ngelur në vendnumëro dhe nuk ka sukses në asnjë fushë, as ekonomi shëndetësi, madje as në marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare. Sipas Bashës vendi ka 8 vjet që ja ngecur pa bërë para dhe se më 25 prill qytetarët duhet t'i tregojnë vendin Ramës.

"Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë - as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.

Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë", shkruan Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat