A ke emra të tjerë deputetësh që nuk duhet të kandidojnë? Ja si përgjigjet Yuri Kim

Shqipëria

A ke emra të tjerë deputetësh që nuk duhet të kandidojnë? Ja si përgjigjet Yuri Kim

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e pyetur nga gazetarët nëse do të përmendë të tjerë emra që nuk duhet të kandidojnë për deputetë, tha se është duke zhvilluar bisedime dhe se do të flasë në fund të ditës.

“Vazhdoj ta theksoj se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë. Nuk ka të bëjë me çfarë do SHBA-ja apo ambasada, por për atë që meritojnë votuesit shqiptarë”, theksoi ambasadorja.

Biseda me gazetarët

Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?

Yuri Kim: Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat