Arrestimet e bujshme në Krujë, reagon Edi Rama

Shqipëria

Arrestimet e bujshme në Krujë, reagon Edi Rama

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet e bujshme ditën e sotme në Gjykatën e Krujës.

Ai shkruan se ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

"Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë!

Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat