Tom Doshi kërkoi regjistrimin në zgjedhje/ Yuri Kim u jep fund spekulimeve

Shqipëria

Tom Doshi kërkoi regjistrimin në zgjedhje/ Yuri Kim u jep fund spekulimeve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish lidhur me kërkesën e Tom Doshit për tu regjistruar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në “Twitter” Yuri Kim shprehet:

“Me lejoni që t’u jap fund spekulimeve: Kryeminstri Edi Rama & unë patëm mirëkuptim të qartë çfarë do të thotë ky emërtim.

Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat