Manastirliu mesazh për vdekjen e mjekut Keko: I dedikoi jetën spitalit të Përmetit për 50 vite, la një boshllëk të pazëvëndësueshëm

Shqipëria

Manastirliu mesazh për vdekjen e mjekut Keko: I dedikoi jetën spitalit të Përmetit për 50 vite, la një boshllëk të pazëvëndësueshëm

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh për vdekjen e mjekut pneumolog Rustem Keko, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se Keko i dedikoi jetën spitalit të Përmetit klu shërbeu për 50 vite dhe la në boshllëk të pazëvendësueshëm për spitalin e këtij qyteti.

Mesazhi i ministres Manastirliu:

Dr. Rustem Keko i dedikoi jetën spitalit të #Përmetit, ku shërbeu për 50 vite, deri pak ditë më parë kur u shtrua në spitalin infektiv si pasojë e COVID19. Virusi i pabesë nuk e kurseu mjekun pneumolog, megjithë kujdesin e stafit mjekësor të spitalit #COVID1, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen e dr. Rustemit dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për spitalin e Përmetit e për përmetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim. U prehsh në paqe dr. Rustemi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat