Gjinekologu që realizoi 'mrekullinë' te COVID2: Nëna e intubuar gjatë lindjes, fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës! Kishte rrezikshmëri, por jeta triumfoi

Shqipëria

Gjinekologu që realizoi 'mrekullinë' te COVID2: Nëna e intubuar gjatë lindjes, fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës! Kishte rrezikshmëri, por jeta triumfoi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Gjinekologu Rezart Ajazi dhe momenti i lindjes së fëmijes te COVID2

Mjeku Obstetër-Gjinokolog, Rezart Ajazi ishte ‘heroi’ që bëri të mundur këtë mrekulli. 

Pak ditë më parë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” erdhi në jetë një fëmijë nga një nënë e cila ndodhej e intubuar prej disa ditësh, dhe mbaje në jetë me tuba oksigjeni për shkak të agresivitetit të COVID-9. Mjeku Obstetër-Gjinokolog, Rezart Ajazi ishte ‘heroi’ që bëri të mundur këtë mrekulli.

Në një intervistë për Report Tv, gjinekologu Ajazi tha se ky ishte një rast i rëndë ku edhe vetë orët e jetës së bebit brenda barkut të nënë ishin të numëruara. Ajazi tha se vështirësia më e madhe në këtë proces ishte se nëna ishte e intubuara, e pavetëdijshme dhe mbahej në jetë me oksigjen përmes tubave, ndërkohë që duhej ti nënshtrohej një operacioni lindje në sallat e Sanatoriumit, që nuk ishin të përshtatshme për këtë gjë. Ajazi tha se fatmirësisht fëmija erdhi në jetë shëndosh e mirë, ndërsa nëna vijon të jetë ende e intubuar në COVID2 por me parametra jetësor më të përmirësuara.

‘Shkuam ne tek rasti pasi na erdhi njoftimi nga COVID2 se pacientja ishte intubuar në javën e 36 të shtatzënisë dhe duhet të bëhej lindja e detyrueshme në sallat e operacionit të tyre të Sanatoriumit. Një grup mjekësh shkuam si staf të zgjidhin këtë rast, ku pacientja e intubuar u morr në sallën e operacionit dhe të zgjidhësh një lindje me operacion që nuk ishte aspak e zakonshme për sallatat e sanatoriumit. Vështirësia qëndron tek operimi dhe lindja nga një nënë që është e intubuar, me shenja oksigjenimi të ulët në organizëm ku dhe vetë fëmija është në rrezik. Madje në këtë rast duhet thënë se fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës brenda trupit të nënës.

Pra veçantia ishte se realizohet një lindje tek një nënë e intubuar që edhe mund të cedente si rast, por që fatmirësisht nuk ndodhi asnjëra, foshnja është në maternitet i shëndetshëm, kurse nëna të trajtohet në sanatorium, ku vazhdon e intubuar por në parametra më të përmirësuar për sa i përket gjendjes në tërësi. Shpresojmë që nëna të shërohet dhe të afrohet me bebin sa më shpejtë”, tha gjinekologu Ajazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat