50% e arsimit të mesëm fillojnë mësimin online, zyrtari i Drejtorisë Arsimore: Është shtuar numri i mungesave në shkolla

Shqipëria

50% e arsimit të mesëm fillojnë mësimin online, zyrtari i Drejtorisë Arsimore: Është shtuar numri i mungesave në shkolla

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Fiqiri Çifligu

Sot nisën mësimin online rreth 48 mijë nxënës në 10 bashki të v

Çifligu tha se mësimi online do të zhvillohet përmes platformës akademi.al për të evituar sa më shumë përdorimin e Whatsapp.

“Për shkollat që kthehen online janë marrë masat që nëpërmjet akademi.al apo platformave të tjera funksionale për zhvillimin e mësimit online, ky proces të zhvillohet nga mësuesit qoftë me prezencë të tyre në shkolla pjesërish por edhe nga shtëpitë e tyre të ndjekin mësimin online, duke evituar në maksimum mësimin nëpërmjet Whatsapp” - shpjegoi Fiqiri Çifligu.

Në udhëzimin e siguruar nga Report Tv për skenarin e tretë, atë të mësimdhënies online, thuhet se ora e mësimit do të jetë 25 minuta dhë mësimi do të zhvillohet në dy orë të njëpasnjëshme. Gjatë mësimit në distancë, dy llojet e vlerësimit që rekomandohen më së shumti janë vlerësimi i vazhduar dhe vlerësimi i portofolit elektronik.

endit që konsiderohen zona me risk të lartë për përhapjen e COVID-19. Një ndër arsyet për kalimin në këtë skenar ishte rritja e numrit të mungesave nëpër shkolla, tha Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

“Aktualisht ne kemi në të 10 zyrat arsimore ku mësimi kalon online 215 gjimnaze publike dhe jo publike, me rrreth 48 mijë nxënës, gati 50% e nxënësve të arsimit të mesëm, të cilët nga sot dhe për dy javë do të vazhdojnë mësimin online. Aktualisht ka pasur një shtim të numrit të mungesave dhe kjo ka qenë arsyeja që kaluam në këtë skenar” - tha Fiqiri Cifligu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat