Presidenti Meta apel shqiptarëve: Mos prisni nga ndërkombëtarët të zgjidhin hallet tona

Shqipëria

Presidenti Meta apel shqiptarëve: Mos prisni nga ndërkombëtarët të zgjidhin hallet tona

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se në këtë periudhë para zgjedhjeve të 25 prillit është i angazhuar që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të votojnë për ndryshimin.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit theksoi se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë (referuar qeverisjes së Ramës).

Presidenti Meta: Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet  para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë. Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar. Kjo është një histori e qartë. Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë.

Po ashtu Kreu i Shtetit ka theksuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, pasi nuk mund të presin nga ndërkombëtarët për të zgjidhur hallet tona.

Presidenti Meta: Mos prisni nga ndërkombëtaret te zgjidhin hallet tona. Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual qe shkoi ne SHBA i maskuar si grua për te bere një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë! Kupa është mbushur, tani duhet thyer!

I pyetur nëse do të bënte një koalicion me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se nuk ekziston një mundësi e tillë dhe kjo histori është e përfunduar.

Presidenti Meta: Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën. Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat