Ora policore, boshatiset Berati, blindohen rrugët e qytetit nga policia

Shqipëria

Ora policore, boshatiset Berati, blindohen rrugët e qytetit nga policia

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Berat

Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.

Ashtu siç edhe u vendos nga Komitetit Teknik i Ekspertëve për ndryshimin e orarit të karantinës në vend, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:00,për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19:30,ndërkohë që në rrugët e qytetit kishte kudo forca të shumta policore që patrullonin në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës.

Të shumtë ishin edhe efektivët civilë që ishin shpërndarë për të patrulluar në çdo lagje të Beratit.

Në këtë ditë të parë të hyrjes në fuqi të orarit të ri të ndalimqarkullimit, beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre, duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat