Përgjimet e SPAK për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, si caktoheshin takimet nga sekretarja

Shqipëria

Përgjimet e SPAK për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, si caktoheshin takimet nga sekretarja

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gazeta Panorama publikon disa nga përgjimet që janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK, që çoi në arrestimin e e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, sekretares së saj, Rukije Dervishi si dhe avokatit Aldo Tabaku.

Në bisedat e zbardhura më poshtë, kuptohet se sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi flet me një person duke caktuar një takim për gjyqtaren Hoxha.

PJESË NGA DOSJA

Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:
Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?
Personi X: Eee?
Sekretarja: Ku asht t’u prit?
Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron
Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?
Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja
Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi
Personi: Ke kafja m’duket.
Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?
Personi: Po, po….
Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afërm i avokatit Aldo Tabaku dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!
Tabaku: Lika nga Kruja ju marr
Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?
Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?
Nezaj: Ca bone Liku?
Tabaku: A jeni mirë?
Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?
Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?
Nezaj: Mirë ka dasht Zoti
Tabaku: Dëgjo mua tashti
Nezaj: Fol!
Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë
Nezaj: Po
Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai
Nezaj: Djali aaa?
Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte
Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?
Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra
Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfarë të ka thënë djali
Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

SPAK ka siguruar edhe këtë bisedë të 1 korrikut 2020, nga përgjimet, mes sekretares së gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares).

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.
+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat