KQZ: Votimi elektronik do të zbatohet në një ZAZ në Tiranë

Shqipëria

KQZ: Votimi elektronik do të zbatohet në një ZAZ në Tiranë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

KQZ ka vendosur që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet si projekt pilot në një ZAZ që i përket Bashkisë së Tiranës.

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, "Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë".

Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

Zgjedhjet në Shqipëri pritet të mbahen me 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat