Përplasja me Fatos Nanon/ Kim Mehmeti: Meta shikon në të ardhmen, nuk ka frikë të përballet as me të shkuarën

Shqipëria

Përplasja me Fatos Nanon/ Kim Mehmeti: Meta shikon në të ardhmen, nuk ka frikë të përballet as me të shkuarën

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Kim Mehmeti

Analisti Kim Mehmeti në Syri Tv u ndal edhe te ajo që mund të quhet përplasje Nano-Meta si edhe intervista e fundit që Presidenti dha për ‘Çim Peka Live’, mbrëmjen e djeshme. Mehmeti tha se Meta është nga ata politikanë që i përkasin grupit që shikojnë në të ardhmen dhe kjo duhet vlerësuar.

‘Duhet me i dhënë mbretit atë që i takon mbretit.

Presidenti i sotëm i takon gjeneratës së politikanëve të përgjatë tri dekadave që kanë vendosur për fatin e Shqipërisë.

Por me rendësi është se cilit grupi do i takojë, atij që shikon në të ardhmen, që nuk kanë frikë të përballen me të shkuarën e tyre politike, apo grupit tjetër që nga frika për t’u përballur me të shkuarën e tyre politike duan me çdo kusht pushtetin.

Meta ka treguar që i takon atij grupit që nuk kanë frikë që të përballen me të shkuarën.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat