Lëvizjet e fundit të mjekut të QSUT pasi mësoi se ishte nën “lupën” e SPAK

Shqipëria

Lëvizjet e fundit të mjekut të QSUT pasi mësoi se ishte nën “lupën” e SPAK

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 10:27
Edvin Prifti

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, është pezulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallakuçi, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

“Panorama” ka mundur të sigurojë dosjen me përgjime të SPAK-ut, ku shefja e repartit të djegieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital. Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, pas kontrolleve në shtëpi iu zbuluan janë rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë. Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të djegieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

Sipas raportit të vëzhgimit datë 03.07.2020, shtetasja Migena Skënderi ka marrë nga shtetasja Manuela Mallkuçi një sasi prej 500 eurosh, të cilat i ka numëruar dhe i ka mbajtur vetë para se të bënte një telefonatë. Pas telefonatës është realizuar një takim mes Migenës, Manuelës dhe Trëndafiles, ku kjo e fundit ka marrë eurot. Ky takim është realizuar në QSUT. Pasi janë ndarë, Filja telefonon Genën dhe i thotë:

Trëndafile Frangu: O Genë, jo të lutem, kthehu, ktheu, a je në terezi?!

Migena Skënderi: Jena tu hik ne tashi, të puthim fort, të puthim fort ne jena tu hik.

Trëndafile Frangu: Jo, jo të lutem.

Migena Skënderi: Tashi mos diskuto kështu budalliqesh se të dua fort për Zotin.

Trëndafile Frangu: E për Zotin ma ke bërë shumë, po të betohem për kokën e fëmijëve ta kam bërë pa asnjë interes, të lutem.

Migena Skënderi: Më ke bërë shumë nder, ik tashi se e di unë atë punë.

Më pas Gena, e cila kishte lidhje me kryeinfermieren File, flet me Manuelën dhe e informon që të marrë rekomandimet dhe ta shtrojë mamanë në spital, por njëkohësisht duket të ketë me vete edhe paratë.

Pjesë nga përgjimet:

Migena Skënderi: Merr ato rekomandimet nesër me e shtru në tetë e gjysmë, mamin a kupto.

Manuela Mallkuçi: Ehë me e shtru.

Migena Skënderi: Po, po me e shtru, me shku të dyja atje në, shkojmë të dyja te doktori.

Manuela Mallkuçi: Po.

Migena Skënderi: Merri t’i kesh me vete.

Manuela Mallkuçi: Po, po, po.

Migena Skënderi: A e kupton motrën?

Manuela Mallkuçi: Nesër do me e shtru ai ë?

Migena Skënderi: Po, po se e ka shty, a e kupto se i ka pa gjonat e mamit.

Manuela Mallkuçi: Po, po i ka pa, mirë shpirt.

Migena Skënderi: Hajt njohjeve, a e kupto Genën.

Manuela Mallkuçi: Po, po patjetër.

Migena Skënderi: Do pyesim tak e tak, masanej nëpër spital një javë e di vet ti mo, me pesë mijë lekësha, me dhjetë mije lekësha, me gjona të tjera, ti e di vetë.

Manuela Mallkuçi: Po, po, po sido që të jetë do flasim bashkë.

Migena Skënderi: Motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsitim, t’ia fusim këtij në zarf dhe me Fadilin, ia kam futur motra jote përpara kohe.

Manuela Mallkuçi: Po mirë sa duhen? Sa t’i jap?

Migena Skënderi: Unë i kam futur dy.

Manuela Mallkuçi: Dy okej, okej shpirt.

Migena Skënderi: Dy mijë a e kupton Genën.

Manuela Mallkuçi: Dy milionë, po.

Migena Skënderi: Unë po të them i kemi dhënë dy mijë euro ne.

Manuela Mallkuçi: Nuk i kam euro, i kam lekët tona.

Migena Skënderi: Ta pyes po që iher atë, po nejse, nesër t’i merri me vete ato, një pesëqindëshe ia japim kësaj, të tjerat pastaj, si të shkojë spitali.

Manuela Mallkuçi: Po pra, po m’thuj njëherë sa t’i japim këtij këtu.

Migena Skënderi: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vumë dy mijë euro atij, që ia futem në zarf, kjo thotë nuk i kam euro, i kam dy milionë.

Manuela Mallkuçi: Po mirë po i bëj euro po hë.

Migena Skënderi: T’i bëj euro më mirë, se ai e ka në dorë, o doktor i mirë, ma mirë bëji motra.

Manuela Mallkuçi: Po mirë po i bëj euro.

Migena Skënderi: Aman se kryen punë.

Në datë 08.07.2020, kryeinfermierja me emrin File ka komunikuar në telefon me kardiokirurgun Edvin Prifti, me përmbajtje me poshtë:

Edvin Prifti: Po File.

Trëndafile Frangu: Mirëmëngjesi, ç’kemi mire?

Edvin Prifti: Hë xhan?

Trëndafile Frangu: Jo kur të jesh i lirë dua që të takoj një cikë.

Edvin Prifti: Po atë eee, më solli edhe diskun ajo, besoj do ta bëjmë një nga këto ditë, mirë?

Trëndafile Frangu: Mirë. Në rregull, po kur të jesh i lirë, pa të prishur punë, shkëputu nga një cikë.

Edvin Prifti: Mirë xhan, mirë.

Trëndafile Frangu: Hajde, do më thuash vet, se dua që të të takoj patjetër.

Edvin Prifti: Te dera jote jam.

Trëndafile Frangu: Këtej nga sekretarja.

Lëvizjet e fundit pasi mjeku Edvin Prifti mësoi se ishte nën “lupën” e SPAK-ut

Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po këqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mllkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon Trëndafile Frangun dhe i kërkon që të shkojë ta takojë.

Ndërkohë, në datën 09.02.2021, ora 10:23, Emanuela Mallkuçi ka biseduar me nënën e saj, ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i kishte shkuar SPAK-ut dhe po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde.

Në këtë bisedë Manuela duket shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakord që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave. Në orën 10:57, të po kësaj dite doktori Edvin Prifti telefonon i shqetësuar Filen dhe i kërkon të shkojë ta takojë sërish në zyrë.

Në orën 11:22, Filja telefonon përdoruesen e numrit +058, së cilës i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë sot. Në këtë bisedë dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka marrë shumë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat