Kërpaçi: 25 prilli, domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi

Shqipëria

Kërpaçi: 25 prilli, domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:06
Floida Kërpaçi

Kryetarja Lëvizjës Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në një status në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur se dy figurat kryesore që mbulojnë sektorin e mashtrimeve të Rilindjes, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, kanë folur sot për rindërtimin.

Këto premtime sipas Kërpaçit janë të njëjta mashtrime si premtimet elektorale për 300.00 vende pune, shëndetësi falas dhe taksa të ulëta.

Gjithashtu ajo shton se për banorët e zonës së Kombinatit, qëndrimi I LSI-s është i qartë, rindërtimi duhet të bëhet në Kombinat.

Statusi i plotë

Dy figurat kryesore që mbulojnë sektorin e mashtrimeve të Rilindjes, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, u panë sot duke folur për rindërtimin.

Premtimet e Rilindjes për rindërtimin, të njëjtat mashtrime si premtimet elektorale për 300.000 vende pune, shëndetësi falas dhe taksa të ulëta.

Çdo gjë që këta thonë është mashtrim dhe çdo gjë që bëjnë është propagandë që ka sjellë varfëri, papunësi dhe emigrim masiv!

Për banorët e Kombinatit, qëndrimi ynë është i qartë, rindërtimi duhet të bëhet në KOMBINAT [?]

Në çdo shtëpi, biznes dhe me çdo qytetar që flas e takoj e ndjej nevojën dhe padurimin që kanë për datën 25 prill, si një domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi [????????]

Të gjithë bashkë do t'ia dalim ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat