Shkolla në Dibër në gjendje të mjerueshme: Fëmijët veç librave marrin dhe dru me vete

Shqipëria

Shkolla në Dibër në gjendje të mjerueshme: Fëmijët veç librave marrin dhe dru me vete

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Shkolla në Dibër

Kjo është shkolla e ciklit të ulët në fshatin Bllatë e Poshtme në Maqellarë të Dibrës.

Shkolla nuk furnizohet me ujë, ndërsa mungojnë edhe tualetet.

Madje, në këto ditë të acarta ku temperaturat janë ulur ndjeshëm, aty nuk shkon as energjia elektrike, për shkak të mungesës së një linje.

Prindërit shprehen të revoltuar me situatën dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.

“Kalamajtë të shkolla nuk kanë as ujë, as drita, as banjo, përveçse e kanë shumë larg shkollën. Ka qëkur kam qenë  unë në klasë të nëntë ajo shkollë ashtu vazhdon, pa banjo, pa asnjë gjë. Ça bie, që bie shi futet brenda, e mbajnë kalamajtë me kova ujin” tha një banore.

Sa i përket ngrohjes, ata thonë se fëmijët çojnë vetë drunjtë në klasa për tu ngrohur.

“As dru, asnjë gjë. Marrin fëmijët dru nga shtëpia për t’u ngrohur. Nuk e sheh kush këtu, këtë shkollë kemi, duhet të venë pak dorë o burrë. Në 2021 jemi duke shkuar? Ça bëhet kështu,” thotë një banor tjetër i shqetësuar.

Bashkia Dibër, drejtuar nga Dionis Imeraj pavarësisht shqetësimeve që kanë ngritur banorët, dhe pavarësisht se shkolla është në gjendje të mjerueshme ende nuk ka marrë asnjë masë, për tu siguruar kushte normale për 40 nxënësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat