Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Nga java tjetër mësimi në shkolla do të zhvillohet online

Shqipëria

Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Nga java tjetër mësimi në shkolla do të zhvillohet online

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Evis Kushi

Shkak për këtë vendim është parashikimi i IGJEUM për rënie të theksuar të temperaturave në vendin tonë, që është përfshirë që prej ditës së sotme nga reshjet e dëborës. 

“Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat