COVID-19/ Situata kritike në Shqipëri, mjeku: Po infektohen në masë moshat e reja

Shqipëria

COVID-19/ Situata kritike në Shqipëri, mjeku: Po infektohen në masë moshat e reja

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:29
COVID-19/ Situata kritike në Shqipëri, mjeku: Po infektohen në masë moshat e reja

Situata e pandemisë në vend, ishte temë diskutimi në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa. Për të folur rreth kësaj tematike, ishte i ftuar mjeku Artur Atija.

Mjeku nënvizoi se shtrimet në spitale ndryshojnë nga ora në orë, ndërsa në Spitalin Infektiv, në QSUT, ku dhe ai punon, aktualisht janë 170 të shtruar, 5 pacientë të intubuar dhe 13 në terapi intensive.

Mjeku tha se ka një ulje të moshës së personave të infektuar, ku fatkeqësisht këta persona po manifestojnë simpotma agresive. Ai tha se i riu i fundit që ishte në intubmim, ishte një 33-vjeçar, i cili ndërroi jetë para dy ditësh.

Nisida Tufa: Si është situata në Infektiv?

Artur Hatija: Situata aty është ajo që paraqitet nga komunikatat e Ministrisë së Shëndetësisë. Është situatë e ngarkuar, është bërë publike ndërkohë. Vazhdon të luftohet me jetën, për çdo pacient dhe çdo person që trajtohet aty.

Nisida Tufa: Ne ndjekim çdo ditë kolegun Skëndaj nga Infektive dhe më ka bërë përshtypje lajmi që po mbushen shtretërit. Sa të shtruar ka sot infektivi?

Artur Hatija: Kjo është një lajm i njohur tani, janë rreth 500 pacientë në të katër spitalet COVID. Tek ne janë 170 pacientë, por sigurisht ky numër varion me orë, apo me ditë, në atë që ne përpiqemi të koordinohemi me spitalet e tjera COVID. Është atashuar COVID 3 dhe 4.

Nisida Tufa: Si e latë situatën sot në reanimacion?

Artur Hatija: Situata është variabël nga ora në orë, aktualisht janë 5 pacientë të intubuar dhe 12-13 në terapi intensive

Nisida Tufa: Ka ulje të moshës?

Artur Hatija: Kufiri i moshës ka qenë i ulur në muajt e mëparshëm. Tani po vihet re jo vetëm ulja e moshës, por agravimi i gjendjes së personave më të rinj.

Nisida Tufa: Këta të rinj kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Por ka të rinj që janë prekur nga COVID dhe bëjnë klinika të rënda.

Artur Hatija: Më tepër është kjo. Ka dhe raste kur kanë sëmundje të tjera, si të zemrës, të lindura. Por përgjithësisht janë format e rënduara të COVID-it.

Nisida Tufa: Ka të rinj të intubuar?

Artur Hatija: Jo.

Nisida Tufa: Po në terapi intensive?

Artur Hatija: Jo. Një që ishte i intubuar ndërroi jetë para dy ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat