‘Legalizimet e shtëpive vetëm nëse je PS-ist’/ Këlliçi nga Yzberishti: Arsimtarët monitorohen nga struktura të...

Shqipëria

‘Legalizimet e shtëpive vetëm nëse je PS-ist’/ Këlliçi nga Yzberishti: Arsimtarët monitorohen nga struktura të...

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar sërish një takim në Yzberisht me banorët e "Misto Mame" dhe ata që banojnë në zonën e njohur si KMY, duke dëgjuar problematikat e tyre kryesore.

Këlliçi ka akuzuar zyrën e legalizimeve, pasi sipas banorëve, për të legalizuar shtëpinë këtu duhet të deklarohesh PS-ist deri te brezi i shtatë.

Gjithashtu kreu i FRPD-së ka akuzuar edhe strukturat e PS të cilat survejojnë arsimtarët në rast se do guxonin të merrnin pjesë në takime me banorë të revoltuar kundër qeverisë.

Postimi i plotë i Belind Këllçit

Sërish në Yzberisht me banorët e zonës "Misto Mame" dhe ata që banojnë në zonën e njohur si KMY.

Edhe këtu telashe të mëdha e padrejtësi në procesin e legalizimeve të banesave, që  bëhen me dallime partiake. Infrastrukturë e mjerueshme. Për të legalizuar shtëpinë këtu duhet të deklarohesh PS-ist deri te brezi i shtatë. Edhe po s'pate dëmtime nga tërmeti, mjafton të jesh PS dhe mund të përfitosh nga rindërtimi. Banorët flasin me emra të përveçëm e me fakte për militantë të pushtetit që kanë përfituar padrejtësisht nga fondi i vjedhur i rindërtimit. Rroftë sebepi i tërmetit për të bërë para në kurriz të fatkeqëve që presin.

Një mësues theksonte se arsimtarët monitorohen nga struktura të PS, në rast se do guxonin të merrnin pjesë në takime me banorë të revoltuar kundër qeverisë. Një diktaturë që punon nën rrogoz. Kjo frymë përçarëse në "tanët e të botës" do të marrë fund më 25 prill!

Boll me përçarje! Shqipëria ka mbetur në vend-numëro me Edi Ramën.

Më 25 prill fitojnë shqiptarët pa dallim! Programi ynë do të rimëkëmbë ekonominë, shtëpitë, dhe do t'i japë motiv çdo shqiptari të qëndrojë dinjitar në vendlindjen e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat