Qytetarët të bllokuar nëpër Shqipëri/ Basha: Qeveria ka dështuar për t’ju qëndruar pranë banorëve!

Shqipëria

Qytetarët të bllokuar nëpër Shqipëri/ Basha: Qeveria ka dështuar për t’ju qëndruar pranë banorëve!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:41
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën ku ndodhet vendi dhe qytetarët, për shkak të motit të keq.

Basha tha se zgjidhja e kësaj situatë do ishte marrja e masave paraprake, pasi reshjet ishin paralajmëruar prej ditsh.

“Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh. Prej disa orësh i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Shkodra ka pothuajse 40 ditë nën ujë. Shkodra e braktisur, e gjithë ultësira perëndimore e braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve.

Prej 5 ditësh është paralajmëruar kjo situatë. Mijëra qytetarë në çadra dhe gërmadhat e shtëpive të prishura nga tërmeti. Shqipëri e bllokuar, në vendnumëro prej vitesh si sot nën dëborë. Ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve t’u vijnë urgjent në ndihmë qytetarëve të bllokuar në rrugë dhe shtëpi. Dështim i qeverisë që rrugët janë bllokuar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat