‘Covid-19 nuk ekziston’/ Infektohet konspiracionisti Alfred Cako

Shqipëria

‘Covid-19 nuk ekziston’/ Infektohet konspiracionisti Alfred Cako

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:40
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me koronavirus.

Ai nuk do paraqitet sot në studion e Top Channel në programin “Rrethi Katror” ku prej muajsh tregon se Covid-19 nuk ekziston dhe se kjo është një sajesë e Iluminantit.

Gjatë daljeve televizive ai e ka konisderuar veten si të paprekshëm nga virusi, ndersa ka sfiduar hapur dhe  institucionet shëndetësore duke i kërkuar që të hynte në spitalin Infektiv pa maskë duke shprehur bindjen që gjithçka ishte një sajesë.

Sipas tij Iluminati, Soros, aziatikët, Kina, Bill Gates dhe vaksinat me teknologjinë “5G”, janë armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit që kanë për synim zhdukjen e racës së bardhë europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat