Burgu i Shënkollit prej 24 orësh pa drita, të dënuarit ankohen për mungesën e ujit dhe ushqimit

Shqipëria

Burgu i Shënkollit prej 24 orësh pa drita, të dënuarit ankohen për mungesën e ujit dhe ushqimit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Burgu i Shënkollit

Burgu i Shënkollit është prej 24 orësh pa energji elektrike.

Të burgosurit po vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe ushqimit.

Mësohet se një i dënuar në këtë institucion ka denoncuar rastin duke thënë se asnjë masë nuk është marrë nga drejtuesit e këtij institucioni.

Gjithashtu, edhe familjarët e të dënuarve kanë kërkuar që të veprohet sa më shpejt, pasi sipas tyre u rrezikohet seriozisht shëndeti disa të burgosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat