Mbi 1 metër borë në Kala të Dodës, banorët apel për ndihmë: Po na mbarohet baza ushqimore

Shqipëria

Mbi 1 metër borë në Kala të Dodës, banorët apel për ndihmë: Po na mbarohet baza ushqimore

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Zonat e thella malore në Qarkun e Dibrës po përballen me një acar të vërtetë prej 3 ditësh.

Në Lurë e Kala të Dodës banorët janë të izoluar totalisht. Në fshatin Pleshtan të Kalasë së Dodës banorët apelojnë për ndërhyrje, pasi po ju mbaron baza ushqimore.

Dali Gjorllaku thotë se trashësia e borës atje është mbi 1 metër ndërsa  baza ushqimore është mbaruar.

Daliu ndodhet i izoluar bashkë me 200 krerë bagëti larg banesës tek stalla, ndërsa shprehet se e ka të pamundur të sigurojë edhe ushqim për ta.

Po ashtu, në këtë fshat prej 3 ditësh mungon energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat