Ngricë e madhe dhe akull në qarkun e Elbasanit, probleme në disa rrugë, lirohet Qafë Thana

Shqipëria

Ngricë e madhe dhe akull në qarkun e Elbasanit, probleme në disa rrugë, lirohet Qafë Thana

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Qarku i Elbasanit ka probleme të konsiderueshme me praninë e ngricës në shumë akse rrugore.

Gjate nates temperatura e uleta nen zero  kanë qënë dominuese në ëtë gjithë qarkun thuajse dhe kjo ka bere qe te kemi ngrica të mëdha.

Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë, është permiresuar segmenti Qukes-Pishkash pas hedhjes se kripes nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Në aksin rrugor Elbasan – Tiranë qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne askin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese. Qarkullimi keshillohet me zinxhire.

Në aksin rrugor Cerrik-Gramsh ka pasur ngrica ne kthesa te forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet per hapjen e segmentit Fushe Studen-Klenje. Qarkullimi është I detyrueshëm me zinxhire.

Përsa i perket rrugeve rurale po punohet ne te 7 bashkite per hapjen e akseve te bllokuara.

Ndërkohë sa I takon bashkisë Elbasan, punonjësit po hedhin kripë në rrugët e brendshme dhe në trotuaret e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat