Manastirliu: Presim 7020 doza të tjera nga Pfizer

Shqipëria

Manastirliu: Presim 7020 doza të tjera nga Pfizer

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:28
Manastirliu

Duke filluar nga sot, spitali rajonal i Durrësit dhe i Shkodrës do të aktivizohen në funksion të situatës së pandemisë, duke zbatuar kështu skenarin e dimrit pas ezaurimit të kapaciteteve të 4 strukturave Covid në kryeqytet.

Nga foltorja e Parlamentit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pohoi se këtë të hënë pritet të mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza te tjera vaksinash nga kompania Pfizer dhe Biontech.

Ndërkohë, nesër pritet të nisë në vlorë vaksinimi kundër virusit sars cov2.

Burime nga Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve, thanë për Vizion Plus se kanë mbërritur nga Tirana rreth 1500 vaksina.

Procesi do të kryhet në ambientet e Pallatit të Sportit dhe të parët do jenë bluzat e bardha të të gjithë spitaleve të qarkut Vlorë.

Pas këtij qyteti, vaksinimi pritet të vazhdojë dhe në qarqe të tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat