U la në arrest me burg/ KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ja reagimi i avokatit

Shqipëria

U la në arrest me burg/ KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ja reagimi i avokatit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Enkeleida Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme pezullimin nga detyra të gjyqtares së  Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha.  

Vendimi vjen pasi GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren.

Vendimi i sotëm u konsiderua i padrejtë nga avokati i gjyqtares, që risolli në vëmendje që ajo ka një baba të sëmurë për të cilin duhet të kujdeset.

NJOFTIMI NGA KLGJ

Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat