Rama i përgjigjet kardiologut Edvin Prifti: Tirja dhe mjeku në fjalë, të mos jenë të vetmit që…

Shqipëria

Rama i përgjigjet kardiologut Edvin Prifti: Tirja dhe mjeku në fjalë, të mos jenë të vetmit që…

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Edi Rama dhe Edvin Prifti

Pa e përmendur me emër, kryeministri Edi Rama e konsideroi fatkeqësi deklaratën e kardiologut të njohur Edvin Prifti, i arrestuar nga policia në sallën e gjyqit, pasi iu zbuluan rreth 300 mijë euro.

Gjatë konferencës për shtyp në Rinas ku u prit ardhja e dozave të tjera të vaksinave, Rama tha se e vetmja rrugë kundër korrupsionit në shëndetësi, është denoncimi nga ana e qytetarëve.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Lajmi i mirë është që ka shenja shumë inkurajuese të funksionimit të institucioneve të drejtësisë së re, dhe këtu i referohem atij mjekut liberal të djathtë që e paskam futur unë në burg, siç u shpreh fatkeqësisht. Sikundër ai u shpreh fatkeqësisht, shumë fatkeqësisht. Dhe nga ana tjetër, lajmi i mirë është që denoncimet funksionojnë.

Unë do të isha i lumtur të shikoja denoncime dhe jo llafe që ndynë gjithë bluzat e bardha dhe që bëjnë pis mjekë dhe infermierë që janë heronj. Unë jam i bindur që Tirja dhe mjeku në fjalë, liberal i djathtë që ishte edhe shef pavioni, të mos ishin të vetmit, por të vazhdojnë të vihen përpara përgjegjësisë. Si ndodh kjo? Të vihet në të dyja shinat. Njëra që sistemi të vazhdojë të forcohet.

Turqia ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekim ne. Nuk mund të bëjë ndryshim epokal kur nuk ke spitale faktikisht. Duhet të ndërtohet infrastruktura, shërbimi dhe pastaj duhet të kalojmë në fazën tjetër. Dhe kjo bën që mjeku dhe infermieri në spitalin publik të jenë si në pronën e tyre.

Pagat i kemi rritur jo pak por nuk janë të mjaftueshme. Por, nga ana tjetër bën që edhe kontrolli mbi performancën e trupës të jetë më i fortë dhe fenomene të tilla të bien në mënyrë drastike.

Qytetarët duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë që në vend të shkojnë pas Tires, kanë kontakt deri në nivelin më të lartë për të dhënë alarmin që nga unë, ministrja, drejtori i spitalit e deri tek mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat