Përvetësoi 30 mln lekë në qendrën shëndetësore, arrestohet ekonomisti në Elbasan

Shqipëria

Përvetësoi 30 mln lekë në qendrën shëndetësore, arrestohet ekonomisti në Elbasan

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Shtetasi, Edlir Sejdini, me profesion ekonomist ka rënë në prangat e policisë se Elbasanit, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Media mëson se nepermjet fallsifikimit te liste prezences se punonjesve të një qendre shëndetësore, Sejdini ka përvetësuar nje vlere prej 30 milon lekesh.

Arrestimi i tij u be pas hetimeve disa mujore te seksionit te krimit ekonomik prane drejtorise se Policise Elbasan pas nje hetimi disa mujore ne bashkepunim te ngushte me prokurorine e rrethit Gjyqsor të këtij qyteti.

Sipas burimeve te “Panorama” 35 vjecari kishte rreth dy vite qe pervetesonte shuma parash duke fallsifikuar liste prezencat e punonjesve.

Ndaj tij rendon akuza e vjedhjes duke shperdoruar detyren. Hetimi është duke vijuar per identifikimin e bashkepuntoreve te tjere pasi dyshohet qe ky punonjes të ketë edhe bashkëpunëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat