Apeli i Silva Binos: Mos ulni vigjilencën, nga dita e parë e vaksinës duhet të kalojnë…

Shqipëria

Apeli i Silva Binos: Mos ulni vigjilencën, nga dita e parë e vaksinës duhet të kalojnë…

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Silva Bino

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit do të zgjasë gjatë gjithë këtij viti. Deklarata u bë nga anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino, e cila tha nga Shkodra se pas mjekëve vaksinimi do të bëhet sipas kategorive të riskuara.

“Është një proces shumë i rëndësishëm si për të gjithë vendin. Edhe qarku i Shkodrës do të shërbejë për gjithë veriun e Shqipërisë për bluzat e bardha. Është një proces që do të vazhdojë. Do të vazhdojë me shtëpitë e të moshuarve, me personel tjetër shëndetësor, pastaj me personat mbi 90 vjec, me ata që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, më pas me gjithë popullatën. Pra është një proces që do të zgjasë gjithë vitin”, tha Bino.

Bino kishte një apel për të gjithë të vaksinuarit, që sipas saj duhet të mos e ulin vigjilencën, pas duhet të kalojnë 6 javë nga dita e parë e vaksinës.

“Kemi pasur një rritje të shifrave, por Shkodra nuk ka pasur rritje, Shkodra ka pasur ulje. Kjo tregon që në Shkodër po bëhet një punë shumë e mirë. Vaksinimi është një element i rëndësishëm, por derisa  të kalojnë 5-6 javë nga dita e parë e vaksinimit personat duhet të ruhen njësoj, pra vaksinimi nuk duhet të na ulë vigjilencën”, tha ndër të tjera Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat