Basha ironizon Ramën: Ky është epitafi i Rilindjes! Edhe Kosova po bën më mirë, zgjedhjet ishin model

Shqipëria

Basha ironizon Ramën: Ky është epitafi i Rilindjes! Edhe Kosova po bën më mirë, zgjedhjet ishin model

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të Shoqërisë Civile në Forumin për Integrimin, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Rama kërkon që t’u ulë pritshmëritë shqiptarëve, se më mire se kaq nuk bëhet.

Basha thekson se edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova po bëjnë më mire se Shqipëria, duke i konsideruar zgjedhjet e mbajtura në Prishtinë një model të paarritshëm nga Shqipëria.

“Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi. Shikoni çfarë është investimi i fundit, denigrimi i politikës dhe ulja e pritshmërive. Jemi të gjithë njësoj, nuk ka më të mirë se ne, “nuk jemi më të mirët por s’ka më të mirë se ne”, kaq bëhet, s’bën dot Shqipëria më shumë.

Ky është epitafi i Rilindjes të ulë pritshmëritë e shqiptarëve. Në fakt Maqedonia e Veriut e bën më mirë se kaq, edhe Kosova e bën më mirë se kaq. Sapo bëri zgjedhje model, që nuk arrijmë ti bëjmë dot ne. Ky u thotë shqiptarëve që është më i miri! Në fakt nuk është më as emëruesi më i ulët i përbashkët i shoqërisë. Jo, jo, edhe emëruesi më i ulët i përbashkët i shoqërisë është shumë më lart se sa niveli ku ka zbritur qeverisja e vendit me Edi Ramën”, shprehet Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat