Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së arrestuar/ KLGJ: Magjistratja të saktësojë vullnetin për të…

Shqipëria

Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së arrestuar/ KLGJ: Magjistratja të saktësojë vullnetin për të…

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:43
Enkeleida Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në datën 25 shkurt seancën e shqyrtimit për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së arrestuar Enkeleida Hoxha.

Nënkryetari e KLGJ-së, Maks Qoku tha: “Magjistratja të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes. Seanca shtyhet më 25 shkurt dhe avokati të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt”

Kërkesa për shkarkimin lidhet me rastin pas lirimit me kusht të Hekuran Billës.

Gjatë seancës, avokati i gjyqtares ka kërkuar pezullimin e seancës dhe ka kërkuar kohë për mbledhjen e porovave, po ashtu ai ka deklaruar se duhet të jetë prezentë edhe gjyqtarja.

Nga ana e tij, kreu i ILD, Artur Metani ka deklaruar se procesi është i rregullt dhe se përfshin edhe mbrojtjen nga avokati.

 “Procesi i rregullt ligjor përmbushet me prezencën e avokatit. Hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, ku u njoh me dokumentet. Gjyqtarja ka pasur kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka pasur kohë, pasi u caktua më 27 janar”, ka thënë Metani.

Kujtojmë se gjyqtarja u pezullua nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK. Gjyqtarja Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.

Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat