Shano: Rama flet për kekun e byrekun, PD ka njerëz të specializuar

Shqipëria

Shano: Rama flet për kekun e byrekun, PD ka njerëz të specializuar

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Dritan Shano

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC neës ku ka folur për situatën e krijuar nga Covid në vendin tonë, dhe pritjen e dozave të tjera të vaksinave nga një vend mik emir i të cilit nuk bëhet publik.

Sipas tij Rama e ka shoë të gjithë këtë proces, pasi të qenët transparent ka shumë rëndësi ndaj ai duhet të japë detaje në lidhje me emrin dhe me dozat e vaksinave që do të marrë vendi.

“Unë mendoj se gjithë narrative e kryeministrit është që për të lidhur çdo gjë të mirë me emrin e tij dhe çdo të keqe me të tjerët. Varravingat e tij në Rinas për çdo doze vaksine, për të cilën ne duhet të dimë nga vijmë, çfarë sigurie kanë. Ne duhet të dimë se kjo vaksinë që është e mirë sipas qeverisë është për tu lidhur me emrin e kryeministrit ndaj ai bën xhiro nga Tirana në Rinas. Ne mbase do të jemi dhe një ndër vendet e fundit që do të marrim vaksinat ndaj dhe deri më tani na vijnë si me pikatore. Ne jemi dhe një ndër vendet më të keqe për propagandën. Ndërsa Rama flet për kekun dhe byrekun në PD ka njerëz të specializuar për këtë punë dhe besoj se janë ato persona që flasin nuk mund të presim nga Basha që të apelojë vetëm ai”, ka thënë Shano.

Ndër të tjera ai është shprehur se PD-ja ka një program të mirë strukturuar pasi godet pikërisht faktin që po largohen shqiptarët dhe pse buxheti që do lërë qeveria është bosh.

“Deri më tani nga qeveria duket se punë e mbaruar është vetëm fakti i marrjes së lejes tek e-albania ndërsa punët e tjera s’ka janë vetëm premtime.programi i Partisë Demokratike, duket se ka vënë dorën në plagë që është ajo e largimit të njerëzve dhe gjëja e parë që mund të bëhet në këtë është ndalimi i njerëzve. Dhe kjo mund të fillojë nga kujdesi social. Ne duhet të mbyllim njerë plagën dhe të ndalim “gjakun”, siç është arsyeja që nuk ka të ardhme të domosdoshme dhe duhet që një gjë e tillë të zgjidhet. Tallja e Ramës është e sforcuar, talljen nuk e kanë me propozimin për programin e PD-së por për faktin se nuk ka asnjë kokërr leku për oligarkët që do të vijnë në pushtet, opozitës i duhet që të bëjë një analizë të qartë dhe të gjejë një zgjidhje ne lidhje me kontratat e fituara pa kriter”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat